Pas puthjeve romantike që i dhuruan njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme, Beatrix e Donald janë zgjuar mëngjesin e sotëm të përqafuar në krevatin e këtij të fundit. Por e dini se kush ishte tjetër me ta? Ishte DJ PM, pasi ky i fundit e ndan krevatin së bashku me aktorin e humorit. Edhe pse këngëtarja ka shkuar që të qëndrojë pranë Donaldit, Pajtimi e ka vazhduar gjumin e qetë, sikur askush nuk u fut në krevatin e tij.

Gjithashtu Beatrix e Donald përqafoheshin dhe flisnin pa merak, sikur aty nuk ishte Pajtimi. Ndërkohë kujtojmë se mbrëmë teksa luanin rolin e “nuses” dhe “dhëndrrit” në dasmën e jugut e organizuar në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipër, ata i dhuruan edhe puthjen e parë njëri-tjetrit.