Ditën e djeshme “Vëllai i Madh” zbuloi për banorët lojën e radhës. Ata kishin 15 gogla dhe secila prej tyre kishte nga 2 pyetje.
Banorët me radhë do të marrin goglat dhe pasi t’i lexonin pyetjet duhet të thonin për pyetjen 1 dhe të drejtojnë gishtin tek personi për të cilën mendon se shkon përgjigjja për pyetjen 1.
Pyetja 1 do të lexohet njëherë e para, do vazhdojnë të gjithë me radhë dhe pastaj do të bëjnë raundin e dytë duke lexuar secili pyetjen e dytë.
Nuk duhej ta lexonin me zë pyetjen, duhet të lexonin me zë vetëm numrin e pyetjes. Më pas ata do të duhej të drejtojnë gishtin tek banori që mendonin si përgjigje për pyetjen.
Pyetja për Ilirin ishte kjo: “Cili banor nuk ka për ta fituar kurrë BBV?”.
Sipas balerinit të njohur, banori që nuk ka për ta fituar kurrë “Big Brother VIP” është Dagz.
Ata vendosen që me hedhjen e lekut kokë apo pil, nëse bien kokë atëherë banorët do të duhet ta lexojnë pyetjen me zë të lartë, nëse bien pil nuk do ta lexojnë. Ilirit i ra pil kështu që ai nuk e tha me zë të lartë pyetjen e tij.