Manchester City e ka seriozisht për Dusan Vlahovic. Sipas BBC, Qytetarët shikojnë te sulmuesi i Fiorentina-s numrin 9 që i duhet shumë trajnerit Guardiola.

Sulmuesi serb, që pëlqehet edhe nga Juventus dhe skuadrat e tjera të mëdha të Europës, ka shënuar 14 gola në 16 ndeshje të luajta në këtë sezon me klubin vjollcë.

City është futur në garë dhe po përgatit një sulm të mundshëm që në janar.