Lojtari i Napolit, Lorenzo Insigne është synimi kryesor i Antonio Conte për ta transferuar te Tottenham që në merkaton e janarit.
Kapitenit të Napolit i skadon kontrata me skuadrën italiane në qershorin e vitin 2022, dhe në verë lojtari mund të largohet drejt një skuadre tjetër me parametra zero.
Conte e njeh shumë mirë sulmuesin pasi në të kaluarën e ka stërvitur atë kur drejtonte kombëtaren italiane, dhe për këtë tekniku italian ia njeh shumë mirë aftësitë lojtarin dhe dëshiron që ta ketë nën urdhrat e tij.
Sipas mediave italiane raportohet se “Spursat” besojnë që mund t’i sigurojnë shërbimet e 30-vjeçarit me një shumë jo shumë të lartë, duke përfituar nga situata që sulmuesi mund të dali i lirë verë, ndërsa Napoli mund ta largojë lojtarin për të përfituar nga shitja e tij që në merkaton e janarit.