Kasti dhe ekuipazhi i “The Crown” thuhet se u nisën herët për pushime pasi disa njerëz në xhirime rezultuan pozitivë për COVID-19.

Megjithëse është e paqartë se sa raste u raportuan ose nëse ndonjë nga aktorët rezultoi pozitiv, shfaqja fituese e “Emmy Award” mbylli prodhimin pak përpara afatit për pushimin, tha një zëdhënës i Netflix për “Variety”. Daily Mail raportoi më parë se tetë anëtarë të ekuipazhit rezultuan pozitivë me koronavirus.

“The Crown” përfundoi xhirimet një ditë më herët se sa ishte planifikuar për pushimin e Krishtlindjes pas disa rasteve pozitive brenda ekipit, duke u kujdesur kështu për sigurinë e të tjerëve dhe në mënyrë që të gjithë në produksion të mund të shijojnë një pushim festiv me të dashurit e tyre”, tha gjiganti i transmetimit.

Prodhimi pritet të rifillojë në janar, megjithëse ende nuk dihet një datë e saktë e kthimit. Xhirimet për sezonin 5 filluan më parë në korrik. Një përfaqësues i Netflix nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së PEOPLE për koment.

Mbyllja vjen pasi Mbretëresha e vërtetë Elizabeth vendosi të anulojë drekën vjetore të familjes mbretërore para Krishtlindjeve në Kështjellën Windsor për të dytin vit radhazi, pasi Britania e Madhe dhe pjesa tjetër e botës përjetojnë një rritje të rasteve të COVID-19 në mes të përhapjes të variantit omicron.