Britania ka regjistruar shifra të larta të koronavirusit në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë identifikuar 78, 610 raste të reja, duke shënuar numrin më të lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.
Në bazë të testeve të analizuara infeksionet e variantit Omicron pothuajse u dyfishuan, duke u rritur nga 4,671 në 10,017 në një ditë të vetme.
Gjithashtu autoritetet shëndetësore bënë me dije se është raportuar po ashtu një numër i lartë viktimave, vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 160 vdekje.