Janë shënuar 17.959 raste të reja me COVID-19 në Itali. Kështu të paktën ka konfirmuar ministria e Shëndetësisë, e cila thotë, se janë regjistruar edhe 86 viktima.
Norma e pozitivitetit është 3.2%. Ky numër i rasteve, sipas mediave, është më i larti që prej 9 prillit, ku u regjistruan 18.938 raste.
Aktualisht 791 pacientë ndodhen në terapitë intensive, ndërsa në pavijonet e zakonshme janë 6099, 21 më shumë se një ditë më parë.