Aurelio De Laurentiis, gjatë prezantimit të librit të Valter De Maggio foli edhe për mundësinë e homazheve çdo vit për figurën e Maradonës: “Më 20 dhjetor kemi një takim në Farnesina për të kuptuar nëse ekziston mundësia që çdo vit të organizohet një ceremoni përkujtimore për Diego”.
Më tej, kreu i klubit axurr vazhdoi me situatën aktuale të Napolit: “Ëndrra për titull? Jeta është një ëndërr. Nëse në një moment hapje sysh ndaj realitetit të ashpër, ndoshta do të dorëzoheshe. Sidoqoftë, kurrë nuk duhet të ndaloni së ëndërruari.
Aftësia e Spallettit, krahasuar me trajnerët e tjerë që kam pasur, është se që në fillim eksperimentoi dhe bëri që skuadra të konsolidohej, duke i lejuar të gjithë të luajnë. Më në fund dikush kuptoi se lojtarët që kishim blerë dhe besohej se ishin falsë, në të vërtetë janë të fortë. Pra, nuk i kishim investuar paratë keq. Spalletti është trajneri më i mirë që kam pasur në karrierën time si president”.