Për herë të parë në “Love Story” dy fronistët, Dea dhe Kristi janë takuar këtë javë. Gjatë takimit Kristi dhe Dea i kanë treguar njëri-tjetrit për herën e tyre të parë dhe sa kanë zgjatur marrëdhëniet e tyre.

Dea: Kemi riskuar shumë të dy, sepse mund të humbasim aty të gjithë vajzat dhe djemtë.

Kristi: Nuk e besoj këtë.

Dea: Nëse ne do ishim bashkë, ose unë ose ti, do ja thyenim zemrën njëri-tjetrit

Kristi: Po pse kjo nuk është gjë e keqe.

Dea: Nuk është gjë e keqe të thyesh zemra? Mua nuk më pëlqen të më thyhet zemra.

Kristi: Do të tregoj për eksperiencën e parë që kam pasur. Ishte shumë e frikshme, isha me një gocë që kishte më shumë eksperiencë me mua, super nervoz. Nuk kisha as vetëbesim. Isha 17-vjeç…

Dea: Unë kam jetuar në Skrapar, arrita ta krijoja një lidhje edhe në një qytet aq të vogël ku flitej kaq shumë. Vetëm ka qenë kjo frika e fjalëve të njerëzve, shumë që na kanë ndërhyrë…

Kristi: Sa zgjati?

Dea: Gati një vit…

Kristi: Po shumë mirë, e imja zgjati dy javë…