Kur shkoni për të blerë dhurata për njerëzit e dashur, mos harroni se ka gjëra që besohet se nuk duhet t’i jepni, pasi tërheqin energji negative dhe dështim në jetën e atij që ia jepni.
Sipas besëtytnive të vjetra, gjërat e mëposhtme nuk duhen dhënë kurrë!
Objekte të mprehta
Gërshërët, thikat dhe objektet e tjera të mprehta si një magnet tërheqin energji negative. Ju mund t’i blini ato për vete, por jo si dhuratë për të tjerët.
Pasqyrë
Besohet se magjia është e bllokuar në pasqyra dhe kjo është arsyeja pse ato nuk duhet të blihen si dhuratë. Thuhet se pasqyrat e dhuruara sjellin telashe në jetën e atij që i merr.
Orë
Sipas besimit popullor, nëse ora ndalon, mund të sjellë fatkeqësi. Më së miri do të ishte të shmangni blerjen e kësaj dhurate.
Portofoli
Ju mund të dhuroni një portofol, por është e rëndësishme që ai të mos jetë bosh. Në atë rast, ai të cilit i jepni gjithmonë do të ketë problem me paratë.
Enët
Nëse doni t’i dhuroni dikujt enë ose një filxhan, vendosni një monedhë në secilën pjatë. Enët e zbrazëta sjellin varfëri.