‘Festë e madhe’, kështu do të jetë 8 dhjetori shprehet Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Në një status në ‘Facebook’, Spiropali shkruan se 8 dhjetori do të jetë një festë kthese, ku sipas saj fantazmat propagandistike të komunizmit apo idhujt e rremë të tranzicionit do të përbuzen nga qytetarët.
“8 Dhjetori do të jetë Festë e madhe, Festë kthese, kur fantazmat propagandistike të komunizmit, idhujt e rremë të tranzicionit, gjuhët e vrazhda që godasin kundërshtarët duke ndotur ambientin e bashkëjetesës, lufta e paskrupullt për pushtet, përçarja dhe urrejtja, do përbuzen nga shumica e qytetarëve të vendit tonë në shërbim të së ardhmes së të gjithëve”, shkruan Spiropali.