Dj Sardi do të bëhet baba për herë të parë! Është vetë artisti i cili e ka konfirmuar lajmin me anë të një postimi në rrjete sociale.
Ai ka publikuar në Instagram disa foto me bashkëshorten e tij, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Sardi shkruan se ndihet shumë i emocionuar dhe se mezi po pret ditën që ta mbajë në krahë bebushin.
“Nje miks ndjenjash… E di qe te dua edhe pse nuk te kam takuar akoma … I emocionuar cdo dite e me shume. Duke pritur diten qe do te te mbaj ne krah, te te shoh te rritesh, te lozim, dhe te qeshim bashke. Mami dhe babi mezi po te presin… Te duam shumee”, ka shkruar Sardi.