Ministria e Drejtësisë përcjell në Itali kërkesën për ekstradimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Dosja përmban vendimin e GJKKO dhe SPAK për dënimin e tij me 2 vite burg.

Kërkesa u përcoll në rrugë diplomatike përmes Ministrisë së Jashtme.

Dje, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm pranë Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e ish-prokurorit Adriatik Lllalla, i cili është arrestuar më 10 dhjetor në Romë.

Burime zyrtare të SPAK i thanë A2CNN se ish-prokurori i Përgjithshëm, Llalla është prangosur në Romë, të premten, më 10 dhjetor 2021.

Sipas burimeve, autoritetet homologe italiane kanë njoftuar në rrugë zyrtare Prokurorinë e Posaçme se Llalla është arrestuar në zbatim të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij.