Drejtori i Paris Saint-Germain, Leonardo ka folur rreth së ardhmes së yllit francez, Kylian Mbappe.
Ai deklaroi se ka gjasa të mëdha që Mbappe të zgjasë kontratën me PSG-në.
“Nëse Mbappe vendos të qëndrojë, ai do të qëndrojë sepse është dëshira jonë. Ne do të donim që ai të rrinte, por duhet të respektojmë pozicionin e tij. Mendoj se ka ende shumë gjasa që ai të zgjasë kontratën”, deklaroi Leonardo.
Për Mbappen, interesim shumë të madh ka treguar Real Madridi, që ka edhe gjasat më reale që ta transferojë.
Mbappe është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, ku ka shkëlqyer duke e dëshmuar veten si lojtar i klasit botëror.