Ferran Reverter, drejtori ekzekutiv i Barcelona-s, ka folur gjatë konferencës për shtyp të organizuar për Espai Barça, projekti që përfshin modifikime të Camp Nou dhe Palau Blaugrana (basketboll).
“Sipas planeve, do ta luajmë sezonin e parë në Camp Nou me stadiumin gjysmë të mbyllur, të dytin në një stadium tjetër, të tretin dhe të katërotin përsëri këtu”, ka thënë Reverter.
Merkato: “Barcelona do të mund të marrë lojtarë në janar. Duhet bërë kujdes për shpenzimet dhe rinovimin e Dembele, natyrisht. Por do të mund të bëjmë blerje në janar dhe verë”.