Dega e PD-së në Berat ka zyrtarizuar emrat e delegatëve për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Sipas tyre 125 nga 198 delegatë kanë firmosur nga dega e PD së Beratit, 12 nga 34 nga dega e PD-së në Dimal dhe 21 nga 46 nga dega e PD-së në Poliçan.
I pranishëm ka qenë edhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi në momentin që drejtuesit e degëve kanë lexuar listën, por disa prej delegatëve ishin me iniciale.
“PD ka qenë e përgjumur në këto 8 vite” tha njëra nga drejtueset e degës së PD-së Berat. Kundër Kuvendit të 11 dhjetorit kanë dalë kryetari i degës Berat, Gazmend Azizi dhe dy deputetet e Beratit Tomor Alizoti dhe Kasem Mahmutaj.
“Kanë firmosur nga 198 delegatë, 125 ose 63% të delegatëve. Nga kryesia kanë firmosur 23 veta nga të cilat janë: Agron Isufi, Bledar Seiti, Kreshnik Kurti, Ervis Shpata, Laura Doko, Ilir Shqapa, Erion Liko etj.
Forumi i gruas: Nertila Strumi, Sanie Krëmci, Qalina Merko, etj.
Forumi rinor: Fjona Merko, Idriz Kazazi, Xhuljan Plaku, Zinim Jashova
Kryetarët e seksioneve: Adriatik Ibro, Avni Merko, Agro Gjata, Arben Vakiaj, Avenir Qosja, Baftjar Seno, Behar Alihmetaj, Bujar Toka, Blerina Kurit, Dhimitër Kote, Edmon Shosha, Enea Doko, Erion Minini, Erion Haxhi etj.”, thotë përfaqësuesi i degës së PD në Berat.