Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur sot se dyert e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, janë thyer nga ata që shkuan në selinë blu me Sali Berishën.
Sipas Bashës dyert u thyen me pretendimin se ishin ndërruar bravat dhe ata nuk mund të futeshin në zyra.
“Unë jam informuar që dyert i kanë thyer ata që erdhën me Zotin Berisha. I kanë thyer me pretendimin se ishin ndërruar bravat”, tha Basha.
Ndërkohë më tej foli dhe për Kuvendin e 18 Dhjetorit dhe u shpreh se PD do të zgjedhë të ardhmen.