Autoritetet saudite kanë kryer një operacion policor në një konkur bukurie për devetë duke skualifikuar më shumë se 40 prej tyre nga konkursi vjetor pasi pronarët e tyre kishin ndërhyrë estetikisht tek to.
Deklarata: Arabia Saudite mbylli hetimin e OKB-së në Jemen me stimuj dhe kërcënime Sipas The Guardian, devetë e skualifikuara në konkurs, në festivalin e deveve të Mbretit Abdulaziz, u gjykuan se kishin marrë injeksione botox dhe prekje të tjera artificiale. Festivali popullor, i cili filloi këtë muaj, fton mbarështuesit e deveve më të bukura të konkurrojnë për çmimin 66 milion dollarë. Në konkurs ndalohen rreptësisht injeksionet e botoksit, ngritjet e fytyrës nëpërmjet operacioneve dhe ndryshimet e tjera kozmetike për t’i bërë devetë më tërheqëse. Juritë vendosin fituesin bazuar në formën e kokës, qafës, gungave, veshjes dhe qëndrimit të kafshëve.
Këtë vit, autoritetet zbuluan se dhjetëra mbarështues kishin operuar buzët dhe hundët e deveve, kishin përdorur hormone për të forcuar muskujt e kafshëve, kishin injektuar kokat dhe buzët me botox për t’i bërë ato më të mëdha , duke i fryrë pjesët e trupit dhe kishin përdorur mbushës për fytyrat e tyre.
Konkursi i bukurisë së deveve paraqet gara me deve, shitje dhe festime të tjera. Ekstravaganca kërkon të ruhet roli i devesë në traditën dhe trashëgiminë beduine, ndërsa vendi i pasur me naftë po ecën përpara me megaprojekte modernizuese. Mbarështimi i deveve është një industri shumëmilionëshe dhe ngjarje të ngjashme zhvillohen në të gjithë rajonin.