Ditë e trishtë për futbollin shqiptar. Ish-futbollisti, Spartak Elmazi është ndarë nga jeta në moshën 34 vjeçare.
Lojtari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për tre vite luftonte për jetën e tij. Një ngjarje mjaft e rëndë për futbollin shqiptar, por mbi të gjitha për familjen e sportistit. Përgjatë karrierës së tij Elmazi është aktivizuar me një sërë ekipesh ku bie në sy Dinamo, Kamza.
Gjithashtu është aktivizuar dhe me Tomorin, Pogradecin dhe Kastriotin. Elmazi ka luajtur në Superiore një pjesë të karrierës së tij.