“Pogba? Rikthimet janë të rrezikshme, tek Juventus do të shihja mirë Svanberg”.
Ish-drejtuesi, mes të tjerash, i Inter-it dhe Roma-s, Walter Sabatini, ka folur shumë mirë për Mattias Svanberg, mesfushorin 22-vjeçar të Bologna-s, skuadra prej ku është larguar vetëm para pak kohësh:
“Do ta shihja mirë tek Juventus ose Milan, por Bologna nuk do ta shesë kurrë në janar. Në të kaluarën kam folur për të me Leonardo-n për PSG-në dhe me Ancelotti-n kur ishte tek Everton”.