Eugena Tomini do të jetë drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik. Ish-zv. ministrja e Shëndetësisë është liruar sot nga ky post në vendimin e qeverisë.

Tomini zëvendëson në këtë pozicion ish-drejtoreshën Albana Fico, e cila u emërua në krye të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë.

Eugena Tomini më parë ka drejtuar sektorin e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike, në Departamentin e Epidemiologjisë në ISHP.