Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! “La Casa de Papel” është shfaqja më e njohur në Netflix për momentin, sipas sistemit të renditjes publike të shërbimit të transmetimit.
Episodet e fundit të dramës spanjolle të grabitjes u publikuan më 3 dhjetor, duke përfunduar serialin me tre sezone (i cili u nda në pesë pjesë të ndryshme). “La Casa de Papel”, një nga shfaqjet më të ndjekura në gjuhën jo-angleze në Netflix, është një shembull tjetër i suksesit të platformës me programimin ndërkombëtar.
Më pas në renditje është shfaqja fantastiko-shkencore “Lost in Space”, e cila pati premierën e sezonit të tretë dhe të fundit më 1 dhjetor. Në vendin e tretë është “True Story”, një miniserial i ri dramatik me Kevin Hart dhe Wesley Snipes. (Dhe jo, pavarësisht asaj që sugjeron titulli, është kryesisht një vepër e trilluar.)
“CoComelon” është gjithashtu përsëri në Top 10 pas një rënie të shkurtër në renditje në fillim të këtij muaji. Sa i përket serialeve të tjera miqësore për fëmijët, seriali i animuar “Jurassic World Camp Cretaceous” është gjithashtu në listë.
Në Top 10 janë gjithashtu edhe “The Queen of Flow”, respektivisht e katërta, “Selling Sunset” në vendin e gjashtë, “Cowboy Bebop” e parafundit, ndërsa lista mbyllet nga “Maid”.