Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Ai u përfol pak kohë më parë për mungesën e tij në dasmën e Rudinës dhe Mark Frrokut. Duke qenë se Aleksi dhe Rudina ishin ruajtur marrëdhënie të mira që prej ndarjes dhe i komentonin shpesh njëri-tjetrit, njerëzit prisnin që Aleksi të ishte prezent në dasmën e saj, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Pak para dasmës së bujshme ai zbuloi edhe partneren e tij të re, por u kujdes për detajet dhe nuk i tregoi fytyrën. Pas ardhjes së partneres së re në jetën e Aleksit, duket se raportet e mira që dikur ka pasur me Rudina Dembacajn nuk janë më të njëjtat.
Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por gjithsesi mbajnë lidhjet për shkak të vazjës së tyre, e cila jeton me Rudinën.
Së fundi, Aleksi e ka prezantuar vajzën e tij edhe me partneren e re dhe duket se ato shkojnë shumë mirë bashkë. Ai ka publikuar një foto ku Viktoria shihet mjaft e qeshur, teksa përqafohet me vajzën në fjalë, së cilës Aleksi sërish nuk ia ka treguar fytyrën.