Greqia ka regjistruar 4,696 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Numri i viktimave vijon të jetë i lartë.

Gjatë këtyre 24 orëve, 96 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID. Sakaq, numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 692.

Sipas raportimeve, 570 prej tyre janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 398 pacientë, ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 364.