Greqia është duke kaluar një situatë shumë të vështirë për shkak të koronavirusit. Autoritetet raportojnë për 75 të vdekur vetëm gjatë orëve të fundit, ndërsa një ditë më parë u raportuan 90 të tillë.
Krahas të vdekurve, shqetësues është edhe numri i pacientëve që ndodhen në intubim, . Mësohet se në të gjithë spitalet greke ndodhen 690 pacientë që marrin oksigjen nëpërmjet aparaturave dhe se rreziku për ta është tepër i madh.
Të dhënat e sotme janë disi më të ulta krahasuar me dje dhe pardje, por nuk dihet ende sipas eksprtëve vendas nëse ka kaluar kumi i kësaj vale apo jo nisur edhe nga fakti se spitalet janë të tejmbushur, po ashtu edhe shërbimi intensiv.
Gjatë paradites së sotme, qeveria greke vendosi për vaksinimin me detyrim për dozën e tretë të të gjithë personave mbi 60 vjeç nisur nga situata problematike e krijuar në vend për shkak të pandemisë.