Atdheu i ftuar sot në Fan Club ka habitur me deklaratën e tij duke u shprehur se lojtarja që i pëlqen më shumë në “Big Brother” është Monika. Ndërsa për Arjolën, Atdheu tha se e mbështet shumë pasi edhe ajo e ka mbështetur kur ai u fut në “Përputhen”.
“Kemi shoqëri prej 7 vitesh me Arjolën. Kjo është e vërteta. E kam shoqe edhe Antonelën. Nuk është siç thotë Antonela, nuk jemi të lidhur. Është sherr banal. Kur jam futur në Përputhen, vetëm Arjola më ka mbështetur. Antonela ka menduar se mund të kemi lidhje bashkë”
Pas pyetjes nese do te futej ne Big Brother ai tha:
Nuk jam unë për Big Brother. Nuk e shoh veten të mbyllur. Nuk jam mësuar i mbyllur. Do martohesha me Monikën. Është shumë e mirë. Është lojtare e mirë, më pëlqen”.