Një mesazh për demokratët e zhgënjyer e të mërzitur me të, kryedemokrati Lulzim Basha rezervoi në fjalën e tij nga selia e PD, në eventin për 31 vjetorin e themelimit të PD.
“Shohim te rinia shpresën të ardhmen, që duhe të kishtë ardhur por u ndal prej regjimit e gavimeve tona. Te rinia, shpirti i saj i pastër, ne PD do të vendosim fatin e Shqipërisë europiane, por ne nuk mund të injorojmë se ndryshe prap do gabojmë c’ka po ndodh me një pjesë të familjes tonë politike.
Ndaj i drejtohem demokratëve të zhgënjyer, e njoh edhe e kam prekur dëshmpërimin tuaj. Kur më keni votëbesuar, jo një karrige po prirjen në betëjën për përmbysjen e një shteti që nuk ka lidhje me demokracinë dhe votën e lirë. Të një beteje ku demokratët do prinë edhe një herë me vlera e parime me motivin e vetëm për të cilën lindëm 31 vjet me parë. Interesat e tyre, janë më të shenjta. Hijet e të kaluarës s’mund t’ju turbullojnë kulti i individit s’mund të ngrihet më në asnjë formë.
Jam në mesin tuaj, jo si njeri që përpiqet të shtojë radhët, ky është përkufizimi bolshevik i udhëheqësit, por përmes parimeve, të mos bëjë atë që po tentojnë të bëjnë sot, aktorët 30 vjecar të tranzicionit sepse po e bëra edhe unë kam vënë një tjetër tullë në murin e tranzicionit. Nuk jam në mesin tuaj për të kërkuar njerëz që më ndjekin vebërisht, por jemi të gjithë udhëheqës që frymëzojnë udhëheqës. Cdo shqiptar të jetë luftëtar i vlerave dhe parimeve.