Dashi

Së fundmi keni pasur disa dyshime në historinë tuaj të dashurisë dhe keni dëshiruar që të mos ekspozoni veten. Në punë, dita është mjaft e trazuar dhe ju rekomandohet që të qëndroni të qetë.

Demi

Në fundjavë parashikohen gjëra të bukura për ndjenjat. Ndërsa në punë, sot mund të zgjidhni disa cështje që kanë mbetur pezull.

Binjakët

Mos prisni surpriza këtë fundjavë sepse nuk ka asgjë premtuese. Ndërsa në punë, do ia dilni që të rifilloni gjithçka me sukses pas një periudhe pushimi.

Gaforrja

Fokusohuni në datën 22 nëse doni të bëni dicka që këndshme për gjysmën tuaj më të mirë. Ndërsa në punë, do ju vijnë zgjidhjet në mendje për disa cështje që ju kanë shqetësuar së fundmi.

Luani

Dashuria mund të jetë gjëja më e bukur që po shijoni këto ditë. Edhe në punë, situata nuk është aspak shqetësuese, por sugjerohet që t’i kushtoni vëmendje shpenzimeve të shumta.

Virgjëresha

Do të ketë takime të këndshme për ata që janë beqarë, ndaj jini të vëmendshëm ndaj atyre që tregojnë interes për ju. Gjithashtu, në punë nuk do të mungojnë lajmet e mira. Mjafton të bëni pak durim.

Peshorja

Ciftet që po shijojnë një lidhje afatgjatë, kjo fundjavë ofron qetësi të madhe. Ndërsa në punë, nuk përjashtohen mundësitë që të të kërkojnë për të bërë një zëvendësim.

Akrepi

Gjatë kësaj fundjave, rekomandohet që të bëni vetëm atë që është e nevojshme. Mos dilni jashtë parashikimeve duke bërë gjëra ekstra për partnerin/partneren. Ndërsa në punë përpiquni të ruani qetësinë, jo të ushqeni konflikte.

Shigjetari

Ndjenjat e bukura do të filloni t’i përjetoni gjatë pjesës së dytë të ditës. Ndërsa nëse keni ide të reja për punën dhe duhet të bëni propozime, mos hezitoni.

Bricjapi

Në dashuri, mos u largoni nëse dikush tregon se ka interes për ju. Ndërsa në punë, është periudhë interesante për ata që nuk janë aktivë për një periudhë të gjatë.

Ujori

Kini kujdes! Sot nuk është dita për të debatuar seps gjërat mes jush dhe atij/asaj që pëlqeni mund të përkeqësohen. Ndërsa në punë, kushtojini vëmendje shpenzimeve, por megjithatë asgjë nuk është shqetësuese.

Peshqit

Kushtojini vëmendje ndjenjave sepse pasdite fillojnë të lindin dyshime në kokën tuaj. Edhe në punë, mund të keni diskutime por duhet të sqaroni eprorët se asgjë që nuk mund të zgjidhet lehtë.