Horoskopi kinez, ashtu si ai perëndimor, përbëhet nga 12 shenja, ose “shtëpi”. Por në ndryshim prej tij, çdo shenjë ka një kohëzgjatje prej 1 viti, jo prej 1 muaji. Dhe një detaj i vogël, i rëndësishëm: Sipas astrologjisë kineze, kur njerëzit hyjnë në vitin e shenjës së tyre, nënkupton fat të keq! Ndaj, ata kanë një traditë, atë të veshjes së një rrobe të kuqe përgjatë gjithë vitit (çfarëdo qoftë ajo, çorape, shall…) për t’u ruajtur nga fati i keq. Këtë veshje duhet t’ua ketë dhuruar një pjesëtar më i madh i familjes.
Miu: 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008
Bualli: 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009
Tigri: 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010
Lepuri: 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011
Dragoi: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012
Gjarpëri: 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Kali: 1942, 1954,1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Dhia: 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Majmuni: 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Qeni: 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019