Zlatan Ibrahimovic është i kënaqur. Në fund të ndeshjes së fituar nga Milani 3-0 në “Marassi”, kundër Genoa-s së ish-it të madh Andriy Shevchenko, sulmuesi suedez, autor i golit që hapi rezultatin, bëri disa deklarata në mikrofonat e DAZN:
“Sot ishte një paraqitje e shkëlqyer nga ne. Që në fillim treguam se donim të fitonim. Mund të shihej që para ndeshjes se kishte shumë dëshirë dhe uri të madhe. Ne treguam se dy ndeshjet e fundit nuk po shkonin mirë, donim të ktheheshim me fitore.
Ekipi ka dëshirë të madhe dhe është i ri, djemtë janë të gatshëm të bëjnë sakrifica, janë shumë të uritur për t’u rritur dhe punuar. Ata kanë synime dhe objektiva të ecin përpara. Tani kanë më shumë përvojë. Kur erdha unë ishte një situatë tjetër, sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë rritemi.
Si e ndryshoni skuadrën kështu në vetëm dy vite? Thjesht nënshkruani me Ibrën dhe unë do t’ju sjell magjinë (qesh). Titulli? Jemi të fokusuar tek vetja, kur të gjithë janë kaq afër të motivon edhe më shumë, askush nuk relaksohet. Kampionati është i gjatë dhe vendoset në shkurt-mars. Duhet të luajmë për të marrë sa më shumë pikë.
Vështrimet e vëngërta ndaj Piolit në të kaluarën, pas zëvendësimeve? Tani ka të drejtë, jo më parë (qesh). Rinovimi i trajnerit? Tani edhe unë duhet të rinovoj (qesh). Nëse ai rinovoi, edhe unë rinovoj. Jam i lumtur për të, sepse e meriton, po bën një punë të madhe dhe duhet të vazhdojë kështu. Rinovimi i tij është i merituar”.