Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi qysh tash po e konsideron zgjatjen e kontratës së Simone Inzaghit deri në qershor të vitit 2025.
Kampionët në fuqi të Serie A gjenden në vendin e dytë në tabelë, vetëm një pike prapa rivalëve të qytetit, Milan.
Ata gjithashtu kanë arritur të kualifikohen në fazën e nokautit të Ligës së Kampionëve dhe mund të përfundojnë lider të grupit nëse e mposhtin nesër Real Madridin në Bernabeu.
Inzaghi e zëvendësoi Antonio Conten në verë, duke nënshkruar kontratë dy vjeçare me Nerazzuri.
Megjithatë, Interi tani po e konsideron zgjatjen e kontratës për 45-vjeçarin
Drejtori i Interit, Beppe Marotta është i vendosur të hapë bisedimet në vitin e ri dhe ta finalizojë marrëveshjen, para se italiani të hyjë në vitin e fundit të kontratës aktuale.
Dy palët mund të takohen në mars për të diskutuar një marrëveshje të re dy vjeçare me rritje page.
Momentalisht, Inzaghi paguhet 4.5 milionë euro në vit dhe kontrata e re parashikon q ëish-trajneri i Lazios të fitojë 6 milionë euro në vit.