Zgjedhja e kësaj jave për Kristin ishte Lili, të cilës i dha trëndafilin në spektaklin e “Love Story”. Por ajo që surprizoi të gjithë ishte momenti kur fronisti u ngrit dhe i rrëmbeu një puthje. Ka qenë pikërisht ky çast që është diskutuar në “Talk Love Story”.

Eni Shehu: Krist, a ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje mes teje dhe Lilit?

Kristi: Absolutisht.

Lili: Po dhe nuk e di ku do të shkojë kjo, kemi dashuri-urrejtje, urrejtje-dashuri.

Kristi: Kemi një gjë shumë destruktive, por do të ketë gjëra të bukura. Me Lilin luajmë me ekstremtet që kemi.

Lili: Luajmë me limitet e njëri-tjetrit dhe kjo na pëlqen çuditërisht.

Xhensila: Dua që të shpjegohet fakti pse e ka hedhur trëndafilin sepse është keqkuptuar.

Kristi: Unë nuk dua të më kuptojnë të gjithë, unë e kisha shumë të qartë pse e bëra. Por unë e bëra ashtu sepse thashë Lili është mbretëresha ime e rock and roll-it. Deri tani ishte momenti më romantik që ka ndodhur.

Eni Shehu: Kristi thotë që ti i shkruan natën mesazhe, Xheni thotë se ti ja ke kërkuar atë takim, kur ka ndodhur kjo?

Lind pyetja po Xheni nga e di këtë?

Xheni: E di sepse e di.

Zhaklina: Ti Xheni ti sikur the se të pëlqen që të ndjekësh hapat në një marrëdhënie. Si shkove deri te kodi i telefonit?

Xheni: Ishte rastësi. Më ka rastisur se kemi qenë gjatë takimit dhe ka ardhur një mesazh nga Lili.

Kristi: Xheni akoma nuk më ka bërë follow në Instagram.

Eni Shehu: Ia ke kërkuar takimin apo jo?

Kristi: Jo, nuk ma ka kërkuar.

Xheni: Nuk e di pse Kristi po gënjen në këto momente.

Kristi: Mua Lili më ka shkruar poezi romantike, çfarë problemi ka?

Eni Shehu: Lili, ja ke lypur Kristit apo jo?

Lili: Jo nuk ja kam lypur