Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë për të jetuar në botë. Ky qytet kryesoi për herë të parë në Economist Intelligence Unit.
Indeksi i dollarit amerikan krahason çmimet e mallrave dhe shërbimeve në 173 qytete.
Tel Avivi është renditur qyteti i parë më koston më të lartë të jetesës pjesërisht për shkak të performancës së fortë të shekelit ndaj dollarit, por edhe si pasojë e rritjes së çmimeve të transportit për dyqanet ushqimore.
Vendin e dytë në listë e mbajnë Parisi dhe Singapori, të ndjekur nga Cyrihu dhe Hong Kongu.
Nju Jorku është renditur në vend të gjashtë dhe Gjeneva në vend të shtatë.
Në Top 10-tshe përfshihen gjithashtu Kopenhagen, Los Angeles dhe Osaka.
Vitin e kaluar, Parisi Cyrihu dhe Hong Kongu së bashku zunë vendin e parë në renditje.
Në sondazhin e këtij viti qyteti me koston më të lirë është Damasku.
Economist Intelligence Unit është departamenti i kërkimit dhe analizës së The Economist Group, botues i revistës The Economist.