5.835.998 vizita janë kryer nga mjekët e familjes dhe ata specialistë në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor gjatë periudhës janar-tetor.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Parësor në këtë periudhë janë kryer 670 534 vizita nga mjekë specialistë dhe 5.165.464 vizita nga mjekë të familjes.

FSDKSH shprehet se është ofruar shërbim shëndetësor i specializuar afër vendbanimit për qytetarët.

Mjeku i familjes është njohësi më i mirë i shëndetit. Ai është hallka e parë në sistemin e referimit që drejton dhe ndihmon qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor që iu duhet.