Deri më tani, në Japoni janë regjistruar tri raste me variantin Omicron të koronavirusit.
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, duke cituar burime qeveritare, varianti Omicron u zbulua tek një pasagjer që mbërriti nga Italia në aeroportin Haneda në Tokio, kryeqytetin e Japonisë.
Pas këtij rasti, numri i personave të infektuar me variantin e ri në Japoni është rritur në tre. Rastet e mëparshme të variantit Omicron në Japoni u zbuluan javën e kaluar tek udhëtarë nga Namibia dhe Peruja.
Kihara Seiji, një anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamentit, tha se do të përpiqet të përshpejtojë dozën e tretë të vaksinës së COVID-19 si një masë paraprake kundër variantit të ri të koronavirusit.
Duke iu referuar kërkesës për “periudhën tetëmujore” të aplikuar nga Ministria e Shëndetësisë ndërmjet dozës së dytë dhe të tretë, Kihara tha se kjo periudhë do të reduktohet në “të paktën gjashtë muaj”.
Më 1 dhjetor, qeveria filloi administrimin e dozës shtesë kundër COVID-19 në gjithë vendin, duke i dhënë përparësi profesionistëve shëndetësorë.