Manchester United është kthyer fuqishëm në garën për të siguruar shërbimet e Erling Haaland.
Sipas Bild, Djajtë e Kuq janë skuadra favorite tani për të marrë yllin e Borussia Dortmund.
United është i gatshëm të paguajë 75 milionë eurot e klauzolës në kontratën e Haaland, e cila hyn në fuqi në fundin e këtij sezoni.
Gjithashtu, United duket se kanë informuar menaxherin Mino Raiola dhe babanë e Haaland se është i gatshëm të paguajë edhe komisionet e tyre, që arrijnë në 60 milionë euro.
Megjithatë, gjithçka do të varet nga kualifikimi i United në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Haaland është në sezonin e tij të dytë te Borussia, ku është transferuar janarin e kaluar nga Salzburg.