Trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka qëndruar për orë të tëra në det, pasi moti i keq e bënte të pamundur ankorimin e tij në port.
Pas më shumë se 20 orësh, njoftohet se trageti me 118 pasagjerë në bord po i afrohet kalatës së portit të Vlorës për t’u ankoruar dhe përpunuar mjetet dhe pasagjerët.
Deti me dallgë deri në 6 ballë në gji dhe era e fuqishme deri në 20m/s rrezikon tragetet nga përplasja me kalatën.