Moderatorja e njohur, Roza Lati ka folur mbi gjuhën e urrejtjes në median online.
E ftuar në emisionin radiofonik “Live From Tirana”, ajo është shprehur disa herë publikisht për paragjykimet dhe komentet negative që merr. Megjithatë, kësaj here Roza tregoi një histori specifike për një adoleshente.
“Më kanë ngacmuar njerëzit por jo mendimet e tyre. E thënë në mënyrën më delikate të mundshme, s’më plas fare (qesh). Do jap një rast konkret, kam gjetur një vajzë në liqen me xham në dorë donte të priste damarët, 15-vjeçe nga Kamza sepse e kërcënonin në Instagram. E pashë një ditë me sytë me lot, të enjtur dhe nuk u përfshiva, e pashë ditën e dytë dhe kyçet e duarve i kishte të fashuara dhe më kapi ankthi. E pyeta se çfarë problemi ke dhe me diskutoi në lot që e kërcenonin me profile fallco dhe më tha që nuk i njoh personat. I thashë: “Të vras mëndjen për kërcënimet në Instagram, do të kisha luajtur mendsh që 17- vjeçe”. Kishte shkuar në komisariat për të bërë denoncim dhe nuk ja kishte marrë seriozisht policia. Aty u nervozova, i dhashë numrin tim të telefonit dhe i thashë që do të shkojmë bashkë në komisariat. Shteti e ka mundësinë për të mbyllur profile të tilla edhe ligjërisht, por nuk e kishin ndihmuar. Kishte pasur një përplasje nga të gjitha anët. Ajo vajzë është mirë tani”, rrëfeu moderatorja.
Kujtojmë që së fundmi, Roza u bë pjesë e spektaklit të humorit “Kosherja”, ku i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në shesh për të kërkuar të drejtat dhe jo vetëm në Instagram.