Beniada ka treguar për Meridianin disa nga sakrificat që i është dashur të përballojë me qëllim shkollimin e saj.
Ajo ka treguar se ekonomia e familjes së saj nuk mund të përballonte totalisht shpenzimet e shkollimit të Beniadës.
Për këtë arsye asaj i është dashur të punojë në mënyrë që të mos vërë në vështirësi prindërit.
“Shkolla ime ishte shumë e shtrenjtë dhe kishte libra që unë nuk i blija dot. Vitin e parë ma paguan prindërit por të dytin vendosa që ta paguaja vetë. Kam punuar në një diskotekë si kasiere. Ishte shume e lodhshme dhe babi im e urrente atë gjë. Unë kthehesha në orar shumë të vonë dhe babit i dukej shumë e rrezikshme. Duhet të isha shumë e kujdesshme që të mos bëja asnjë gabim në llogari, sepse edhe sikur 10€ të dilnin me mangësi, përsëri do detyrohesha t’i lija nga rroga ime”,- tha ajo.