Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka treguar skemën sesi është bastisur dhe vjedhur zyra e tij, nga mbështetësit e Bashës dhe të paguarit prej tij.
I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN me Alba Alishanin, Këlliçi theksoi se ka kërkuar nga policia të merren shenjat e gishtërinjve si edhe të hapen kamerat për të zbuluar se kush ka kërcënuar me armë të rinjtë e FRPD.
“Ne vajtëm në ambientet e selisë, jo në zyrën e z. Basha. U ulëm dhe zhvilluam një mbledhje dhe dolëm pa asnjë incident. Me të rinjtë ndërkohë që komisioni zbriti poshtë shkuam në zyrën e forumit.
Ne kemi tre dyer dhe të treja kishin bravat e ndërruara. Hapëm dyert me forcë dhe kur shkova në zyrën e FRPD, dyert e shqyera, më ishte vjedhur laptopi im personal, sende e mia personale dhe një pjesë e arkivës si edhe vula e FRPD.
Flet për njerëz perëndimore e të korruptuar… Në këtë moment telefonova policinë, kërkova marrjen e shenjave të gishtave në zyrën time. Kur ndodhesha në zyrë dhe bëra publike zyrën, persona të armatosur që qëndronin në hollin e katit të parë ofendonin e shanin të rinjtë që ishin aty.
Nuk kam parë asnjë prej personave që shërben në trupën e shoqërimit të Bashës apo stafi i tij i ngushtë. Kam parë njerëz që nuk i njoh, por thjesht kanë hapur xhaketën e u kanë treguar armët të rinjve. Të happen kamerat e të tregohet kush gënjen. Halabakë të kontaktuar nga Basha që kërcënonin të rinjtë e FRPD”, tha Këlliçi.