Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllici nisur nga situata e djeshme e krijuar në selinë blu ka vijuar sërish me akuzat e rënda për persona të armatosur që ndodhen brenda godinës.
I ftuar në News 24, Këlliçi u shpreh se në këto momente në selinë blu ka persona të armatosur të cilët paguhen për të qëndruar në PD. Këllicci i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha të futet në votëbesim si e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës.
“Tani që ne flasim bashkë ka njerëz të armatosur brenda. Të shkohet në PD dhe ka njerëz të paguhen për të qëndruar në PD. Unë kam shkuar në policinë e shtetit pasi më kanë vjedhur materialet e mia personale.
Di që këta persona rrinë brenda godinës së PD, brenda mureve. Ata rrinë me kapuç dhe maska. Le të rrinë edhe 4 ditë. Selia është e të gjithëve. Ne shkuam për të bërë mbledhjen.
Gjithë ky ka qenë incidenti që u shkaktua. Pa asnjë arsye kishte njerëz që intimidonin të rinjtë e FRPD-së. Basha të dalë të takojë njerëz dhe të shikojë realitetin me sy.
Nëse ia do të mirën kësaj partie futu në votëbesim ku të vendosi shumica. Forumi Rinor ka bërë një mocion që kjo krizë të zgjidhet me votë. Basha pas 2 muajsh u kujtua të mblidhte një Kuvend pas dorëzimit të firmave. Pamjet e stadiumit tregojnë se nuk ka pasur falsifikim firmash. Kjo betejë është e vërtetë. Basha e shikon selinë si pronën e vet”- u shpreh ai.