Përgjatë vitit 2022, Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Ndaj, Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjet për të gjithë ata që kanë një ide për aktivitete për t’u bërë pjesë e kalendarit fantastik të 2022 Tear-off calendar.
“Keni ide për aktivitete gjatë vitit të Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë? Apliko tani dhe bëhu pjesë e kalendarit fantastik të 2022 Tear-off kalendar. Thirrje për Projekt Ide në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’”, shkruan Veliaj.
Pas një rrugëtimi që zgjati më shumë se një vit grupi i punës i Kongresit Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, arriti të ndërtojë një Projekt-Program të plotë dhe tejet ambicioz, i cili u vlerësua nga juria e EYF si aplikimi fitues, duke bërë që Tiranës t’i atribuohet titulli e të kthehet në Kryeqytetin Evropian të të rinjve për vitin 2022.
TEYC2022 paraqitet si një makro program që do të zgjasë 365 ditë, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, të cilat do të mbulojnë një gamë të gjerë tematikash e prioritetesh që shohin në qendër Rininë. Kjo thirrje për projekt ide është në zbatim të drejtpërdrejtë të programit Activ∞ të parashikuar në TEYC2022. Për programin Activ∞ Kongresi Rinor Kombëtar ka konsultuar grupe të shumta interesi si institucione qendrore dhe vendore, donatorë, organizata të shoqërisë civile, grupe jo-formale të cilat kanë në fokus rininë etj. Kjo thirrje për projekt ide synon mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve Jo Formale dhe individ të cilët do të financohen për të zbatuar programet e parashikuara të TEYC2022.
TEYC2022 do të zbatohet përmes 8 Programeve, të cilët qëndrojnë si kolona mbajtëse të të gjithë makro programit Activ∞