Sipas trajnerit të Liverpool-it, Jurgen Klopp, herët a vonë Steven Gerrard do të jetë trajner i “Reds”, skuadër me të cilën ka lidhur të gjithë karrierën e tij. Kështu ka raportuar “Mundo Deportivo”. Gerrard, trajneri aktual i Aston Villa, do të përballet me skuadrën e Klopp në “Anfield” këtë të shtunë.

Trajneri gjerman u shpreh i sigurt: “Herët a vonë, Gerrard do të ulet në këtë stol dhe kjo është e mirë për të gjithë. Është çështje të kuptojmë se cili do të jetë momenti më i përshtatshëm, duke pasur parasysh edhe moshën e tij të re si trajner”.

Gerrard ka fituar 3 nga 4 ndeshje, që kur u emërua trajner i Aston Villa. Liverpool-i vjen në këtë ndeshje si i dyti në renditje, me një pikë më pak se Manchester City. Aston Villa ka fituar tri nga katër ndeshjet me ish-kapitenin e “Reds” si trajner, dhe tani zë vendin e dhjetë.

“Ne e duam Steven, por kjo nuk do të thotë asgjë në këtë ndeshje. Jemi të gjithë profesionistë, do të japim gjithçka që kemi. Kur fitova kundër Mainz-it dhe festova, kam të drejtë ta bëj këtë edhe kësaj here”, – shtoi Klopp.