Komisionit të Prokurimit Publik në bashkëpunim me SIGMA- OECD dhe me Gjykatën Administrative të Apelit organzuan sot seminarin e parë mbi sfidat e sistemit të prokurimit publik në Shqipëri, rolin e Komisionit të Prokurimit Publik dhe mbrojtjen ligjore para gjykatës administrative. Në fjalën e tij, Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri deklaroi ky aktivitet organizohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Antikorrupsion si edhe të detyrave të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë në Rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2020. “Ne jemi të vetëdijshëm për rolin e institucionit të Komisionit të Prokurimit Publik në zinxhirin e prokurimit. Megjithëse një institucion i vogël në staf dhe infrastrukture, Komisioni i Prokurimit Publik mban një peshë të madhe në sistem. Në këtë drejtim, KPP ka bërë gjithcka ka mundur, në luftën antikorrupsion apo edhe atë të forcimit të besimit të publikut në procedurat e prokurimit publik. Për këtë qëllim, reforma jonë është mbështetur në tri shtylla kryesore, të cilat janë: forcimi i kapacitetit të stafit, rritja e transparencës dhe digjitalizimit të shërbimeve, si edhe vendosja e një standardi të ri të komunikimit”, deklaroi Myzyri.
Më tej gjatë fjalës së tij kreu i KPP, Myzyri theksoi se ky nuk ka qenë aktiviteti i vetëm, por në 15 muaj, kemi arritur që së bashku me SIGMA-OECD të organizojmë mbi 10 seminare dhe ëorkshope trajnimi të dedikuara për stafin e Komisionit të Prokurimit Publik. “Pas një pune intensive 15 mujore, të gjitha ankesat për procedurat e Prokurimit Publik, Prokurimit Publik për Rindërtim, Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat, Ankandeve Publike dhe Garave Konkurruese për Leje Minerare, do të dorëzohen në formë elektronike, përmes platformës unike qeveritare E-Albania. Të gjithë operatorët ekonomikë vendas dhe të huaj, do të kenë mundësi të dorëzojnë elektronikisht ankesat dhe argumentet e tyre si dy shërbime të veçuara, duke shmangur çdo kosto shtesë si dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me çdo zyrë shteti, përfshirë dhe Komisionin e Prokurimit Publik. Sistemi mundëson edhe nënshkrimin elektronik, duke shmangur nevojën e printimit të dokumenteve voluminoze dhe nënshkrimit të akteve me ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit”, tha Myzyri.
Ndërsa Gjyqatri i Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani në fjalën e tij përgëzoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet SIGMA-OECD dhe KPP, të cilët sipas tij jo vetëm duhet të vazhdojnë bashkëunimin në të ardhmen, por duhet dhe të organizojnë seminare konkrete me praktika gjyqësore. Sipas tij një nga objektivat e Prokurimit Publik duhet të jetë garantimi i interest publik nga ana e Autoriteteteve Kontraktore dhe Gjykatave. “Vendimarrja përfundimtare e Komisionit të Prokurimit Publik mund të motivohet edhe me vendimet e Gjykatës për të kuptuar që sistemi është një. Kjo sjell që precedentët të kenë në rol të veçantë në vendimarrje”, deklaroi Dvorani.
Në përfundim të fjalës së tij, Dvornai propozi edhe mundësinë për hartimin e amendamenteve në Ligjin për Prokurimin Publik dhe ligjin për Gjykatat Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative në drejtim të procedurës së shqyrtimit nga gjykata në dhomë këshillimi dhe vetëm në rastet kur shihet e nevojshme të gjykohet në seancë gjyqësore me praninë e palëve. Kjo shoqëruar me përcaktimin e një afati të shkurtër ligjor ndaj gjykatës për tu shprehur do të nxiste shpejtësinë e vendimarrjes dhe do të jepte impakt në procesin e Prokurimeve publike