Bashkia Mat po punon në disa drejtime për mundësimin e strehimit të familjeve në qytetin e Burrelit.

Pas marrëveshjes me Entin Kombëtar të Banesave, për ndërtimin e tre pallateve ku do të strehohen 75 familje, ka nisur puna prej ditësh për zbatimin e një projekti për rikonstruksionin e godinës në pronësi të Njësisë së Vetqeverisjes Vendore për strehim social.

Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj bëri me dije se ky projekt përfundon brenda 4 muajve.

Postimi i Agron Malaj:

Nis projekti për rikonstruksionin e godinës në pronësi të Njësisë së Vetqeverisjes Vendore për strehim social.

Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Financave, Drejtoria e Strehimit dhe Bashkia #Mat

Rikontruksioni përfundon brenda 4 muajve dhe synon të zgjidhë problemin e strehimit për 8 familje.