Ylli Manjani, ish Ministër i Drejtësisë u është rikthyer deklaratave të Lulzim Bashës, i cili thotë se është zgjedhur kryetar nga shumiva.
Manjani ka risjellë në vëmendje manipulimet me Kuvendin e kaluar dhe numrin e anëtarëve pjesëmarrës që stononte në krahsim me numrin e karrigeve që ka Pallati i Kongreseve ku është mbajtur Kuvendi.
“Ore vërtetë, ku i mblodhi 7000 e kusur anëtarët e Kuvendit herën e fundit Luli?!
Se nuk ka sallë që nxë 7000 + vetë. Pallati i Kongreseve ka 2135 vende për t’u ulur. Meqë ishte dhe COVID, jo të gjitha vendet ishin në dispozicion.
Ja po ti bëjmë 2 500 megjithë hollin. 7000 vetë ska shanc ti nxejë!!!
7000 + vetë i mbledh o në shesh të hapur ose në stadium. Askund tjetër.
Atëhere me ç’llogjikë ndërton një forum me kaq shumë anëtarë kur nuk garanton se ku ti mbledhësh?!
Fundja e lemë edhe këtë llogjikë mënjanë. Ku i mblodhi Luli në Korrik?!
Apo e kishte mbledhje fake(fallco)?!”, shkruan Manjani në rrjete sociale.
Sipas tij, me siguri fake ka qenë sepse ska mundësi teknikisht të mbledhësh 7000 vetë në Pallat të Kongreseve.
“Si gjithmonë xhanëm, fake në çdo gjë…
Po kur bërtet se po i shkelet statuti që vetë e ka përdhosë, se Kuvendi po vetmblidhet, jo në mjediset përreth siç deklaruan pa pikë turpi në Kuvendin e korrikut, por në një mjedis të vetëm, të gjithë bashkë në një vend?!
Jam kurioz ata delegatë që paskan qenë rreth e rrotull Pallatit të Kongreseve i si votuan ndryshimet në statut?! Duke ngrënë sufllaqe apo duke bërë shurrën?!”, ka shkruar më tej Manjani.