Kreu i qeverisë Edi Rama, foli këtë mbrëmje për situatën në Partinë Demokratike. Pyetjes se kush do e mbajë ‘kalanë’ e PD, Basha apo Berisha, Rama theksoi se kjo që po ndodh sot po e rrënon kalanë. Ndër të tjera kryeministri Rama theksoi se Basha e Berisha kanë

“A do mbajnë kalanë, a do mbajnë gërmadhat e kalasë, nuk dihet. Kalanë s’do e mbajë asnjëri, por sherri, dhe ky është një proces që do shkojë në degradim të vazhdueshëm. Është cënuar legjitimiteti i të dyja palëve, dhe kanë braktisur bazamentin e lidershipit, që është qëllimi i përbashkët të atyre që udhëheqin dhe janë futur në rrugën e marrëzisë duke ndjekur njëri-tjetrin. Hijet janë hije që kacafyten në emër të së shkuarës. Njëri në emër të së shkuarës do të vijë, dhe tjetri në emër të së shkuarës do ta mbajë”-tha Rama.