Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj, është shprehur se PD po kalon momentet më të vështira që nga themelimi i saj, dhe sipas tij për këtë përgjegjës është Lulzim Basha. Në një intervistë për Ora News, Biberaj thekson se mes Kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha duhet të ketë një bashkëpunim në mënyrë që t’i kundërvihen qeverisjes Edi Rama.

Aleksandër Biberaj: PD po kalon momentet më të vështira që nga themelimi i saj dhe kjo për përgjegjësi të lidershipit të PD, por unë mendoj se përsëri ka kohë për një shtrirje dore, për një bashkëpunim ndërmjet Bashës dhe Berishës. Nëse nuk ka bashkëpunim patjetër që do vendos mazhoranca, dhe është mëse e qartë se mazhoranca, dhe është mëse e qartë se mazhoranca është për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga delegatët, nga anëtarësia me datën 11.

Sipas tij Basha duhet të reflektojë dhe të bëhet pjesë në Kuvendin që do të mbahet pas 2 ditësh, më 11 dhjetor. Aleksandër Biberaj: Dhe Basha dhe anëtarët e PD, mendoj se kanë mundësi për t’u reflektuar dhe për t’u bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar.

Ai shtoi se ekziston mundësia që opozita të bashkohet dhe të përmbys regjimin Rama.
Aleksandër Biberaj: Kundërshtari politik është Edi Rama, është varfëria e tij e skajshme, korrupsioni i jashtëzakonshëm,dhe janë raportet ndërkombëtar që thonë kjo është qeverisja me e kriminuar në kontinent. Në këtë pikëpamje mendoj se ka mundësi që ne të bashkohemi si opozitë për të bërë të mundur sa më shpejt përmbysjen e këtij regjimi, dhe përsëritjen e zgjedhjeve lokale, në të gjithë Shqipërinë dhe ofrimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme. Ka kohe deri më 11 por ka kohë edhe pas 11.