Meghan Markle duket se është anëtarja e familjes mbretërore me më shumë ndikim në botë. Sipas një studimi të ri, ajo ka shumë më tepër ndikim në internet edhe se mbretëresha.
Një studim në internet nga Design Bundles zbuloi se Meghan është në vendin e parë, pavarësisht se u largua nga mbretëria vitin e kaluar dhe tani jeton në Kaliforni me Princin Harry.
Të dhënat tregojnë se Meghan tërhoqi mesatarisht 7.4 milionë kërkime në Google çdo muaj gjatë vitit të kaluar. Ajo gjithashtu është përdorur në 10.4 milionë hashtags në Instagram dhe ka pasur 11,200 artikuj të shkruar për të.
Meghan madje mund të jetë gruaja më me ndikim në botë, sipas një zëdhënësi të Design Bundles.
“Tani, Dukesha e Sussex ka të ngjarë të jetë gruaja më e përfolur dhe me ndikim në të gjithë botën, si dhe në familjen mbretërore. Meghan, së bashku me bashkëshortin, Princin Harry, kanë refuzuar gjithmonë traditën mbretërore për të varrosur opinionet e tyre private dhe për të paraqitur një front të bashkuar, të idealizuar para botës. Trimëria dhe guximi i Meghan për të folur për çështje të tilla si racizmi, leja prindërore dhe fuqizimi i grave, nuk janë si çdo mbretëror tjetër, zëri i saj është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Dukesha e Sussex-it është thellësisht e përkushtuar për të lehtësuar çështjet botërore përmes punës së saj bamirëse, dhe pavarësisht se nuk është më një mbretërore në detyrë, dëshmon se ndikimi i saj është pozitiv dhe i pandryshueshëm,” -tha zëdhënësi i Design Bundles.
Pas Meghan vjen mbretëresha, e cila ka trefish më shumë hashtags të kombinuar në Instagram, kërkime në Google dhe përmendje mediatike, sesa një anëtar mesatar i The Firm.
Elizabeth u shfaq në 10.3 milionë hashtags në Instagram, 3.3 milionë kërkime në Google në muaj dhe 2200 artikuj. Kjo tregon se pavarësisht moshës së saj, ajo mbetet një figurë shumë e respektuar botërore që po udhëheq familjen mbretërore në një periudhë të trazuar.
Kate Middleton rezultoi anëtarja e tretë e familjes mbretërore më me ndikim dhe mbretëresha e Instagramit në përgjithësi. Dukesha e Kembrixhit u shfaq në 13 milionë hashtags në Instagram, por gjurma e saj e përgjithshme në internet ishte ende në hije nga Meghan.