Lorenzo Insigne duket se është dorëzuar para ofertës marramendëse të Toronto-s. Në orët e fundit është perfeksionuar marrëveshja mbi bazën e 9.5 milionë eurove në sezon për pesë vite dhe lamtumira e tij nga Napoli është pothuajse e sigurt.
Kapiteni i “Axurrëve” do të largohet nga skuadra që e ka rritur me kosto zero në qershor pasi nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje mke De Laurentiis për rinovimin e kontratës aktuale. Klubi, në fakt, është ndalur në 3.5 milionë euro në vit.